Kevin De Bruyne tashmë ka dy oferta zyrtare në tavolinë për të vazhduar karrierën e tij në elitën e futbollit evropian: Liverpooli dhe Napoli kanë vendosur të hedhin një hap përpara dhe të ndjekin nënshkrimin e tij për sezonin e ardhshëm.
Ylli belg, i cili ka konfirmuar se nuk do ta rinovojë kontratën me Manchester Cityn bëhet kështu një nga lojtarët më të mëdhenj në treg, dhe klubet angleze dhe italiane janë të vendosur ta sigurojnë shërbimet e tij.
Napoli, nën drejtimin e Aurelio De Laurentiis, beson se De Bruyne mund të jetë themeli i një projekti të ri ambicioz. Klubi napolitan po kërkon të bëjë një goditje të madhe pas një sezoni të pasigurt dhe beson se përvoja e mesfushorit mund të jetë çelësi për të rifituar rëndësinë në Serie A dhe Evropë.
Për më tepër, nuk është rastësi që marrëdhënia e tij me sulmuesin Romelu Lukakun shihet si një pikë në favorin e tij për ta bindur atë të transferohet në Italinë jugore.
Nga ana tjetër, Liverpooli nuk dëshiron të mbetet prapa dhe ka paraqitur një propozim konkurrues. Klubi nga Anfield është i etur të shtojë një lojtar të kalibrit të De Bruyne, veçanërisht pas një dekade dominimi të Cityt, ku belgu ishte një lojtar kyç.
Sjellja e tij në ekipin e trajnerit Arne Slot do të ishte gjithashtu një goditje e madhe me qëllim fillimin e një epoke të re pas largimit të Jurgen Klopp.
Me një rekord të lakmueshëm – më shumë se 400 ndeshje, dhjetëra tituj dhe një ndikim të plotë në lojën e Cityt – De Bruyne tani ka fuqinë për të vendosur destinacionin e tij të radhës.
E vetmja gjë e qartë është se ai do të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë në Evropë. Numërimi mbrapsht ka filluar dhe rezultati premton të trondit afatin kalimtar të verës.