Fshiu këpucët me flamurin e BE-së dhe pastaj e dogji, i hiqet imuniteti eurodeputetit polak

Parlamenti Evropian (PE) ka votuar për t’i hequr imunitetin parlamentar eurodeputetit të ekstremit të djathtë polak, Grzegorz Braun, duke i hapur rrugën autoriteteve polake për ta ndjekur penalisht.

Braun, një kandidat presidencial në Poloni, kishte tërhequr më parë vëmendjen ndërkombëtare në dhjetor 2023 kur përdori një fikës zjarri për të shuar qirinjtë në një ceremoni përkujtimi gjatë një eventi të Hanukkah në parlamentin polak.

Pas aktit kontrovers, Braun i mbrojti veprimet e tij, duke thënë: “Nuk mund të ketë vend për akte të adhurimit racist dhe fisnor Talmudik në territorin e Republikës së Polonisë”.

Imuniteti i Braun ishte revokuar më parë nga parlamenti polak, por zgjedhja e tij në PE në qershor 2024 i dha atij imunitet evropian.

Por kjo u rrëzua nga PE të martën, e cila votoi gjithashtu për të hequr imunitetin e Petr Bystron, një anëtar i partisë gjermane të ekstremit të djathtë AfD, dhe Petras Gražulis, kryetarit të partisë së krahut të djathtë lituanez Unioni i Popullit dhe Drejtësisë.

Braun u përfshi në një tjetër polemikë të martën kur përdhosi një flamur të Bashkimit Evropian në Ministrinë e Industrisë në Katowice, në jug të Polonisë.

Eurodeputeti u filmua duke hequr flamurin e BE-së, duke fshirë këpucët me të dhe më vonë duke i vënë flakën jashtë ndërtesës. Braun postoi një video të incidentit në X, duke deklaruar: “Kjo është Polonia, jo Brukseli”.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles