Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë kundër korrupsionit

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese. Basha tha se qytetarët janë të lodhur nga tranzicioni i pafund dhe korrupsioni, por tashmë po rikthejnë shpresën dhe besimin përmes alternativës së Koalicionit Euroatlantik.

Sipas Bashës, vota për numrin 4 është votë për ndëshkimin e të korruptuarve dhe për kthimin e parave në xhepat e qytetarëve. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë masivisht për Koalicionin Euroatlantik.

“Edhe ditën e sotme me të gjithë qytetarët që jam takuar, agonia e 4 viteve prapë me Edi Ramën, apo refuzimi i riciklimit të rrangallave të tranzicionit dhe korrupsionit, i kanë lënë vend shpresës dhe besimit, se vota për numrin 4 dhe Koalicionin Euroatlantik, është votë për familjet shqiptare, për fëmijët shqiptarë, për prindërit shqiptarë, është votë për veten e tyre. Vota për numrin 4, është votë kundër korrupsionit, është votë për fundin e pandëshkueshmërisë, është votë për paratë në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e të korruptuarve. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të dielën masivisht në kutitë e votimit për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik” – tha ai.

Basha më tej foli edhe për programin i cili sipas tij jo vetëm do t’u vijë në ndihmë familjeve shqiptare, të rinjve dhe pensionistëve, por lehtëson bizneset dhe sipërmarrjet.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles