Azeski në takim me homologun e tij nga Kosova për tejkalimin e problemit rreth ndalesës së kamionëve të Maqedonisë me produkte ushqimore

Shkup, 7 maj – Oda Ekonomike, pas një raportimi nga anëtarët eksportues për ndalimin e kamionëve të Maqedonisë që transportonin produkte ushqimore në territorin e Kosovës, me pretekstin se ndalimi bëhet për shkak të pritjes së rezultateve nga analizat laboratorike, me një shkresë zyrtare deri te institucionet kompetente në vend, ka kërkuar marrjen e menjëhershme të masave të nevojshme dhe normalizimin e rrjedhës.

Në njoftimin e Odës Ekonomike theksohet se sipas informacioneve marrë nga kompanitë vendase të eksportit, kamionët nga Maqedonia e Veriut po ndalohen në anën e kufirit të Kosovës pa ndonjë shpjegim të duhur, duke shkaktuar dëme ekonomike dhe duke çrregulluar këmbimin tregtar. Meqenëse këto janë produkte ushqimore që duhet të jenë në përputhje me standardet e shëndetit dhe sigurisë, siç theksojnë nga Oda, rrjedha duhet të jetë e pandërprerë në mënyrë që të mos çrregullohet vazhdimësia e eksportuesve vendas, gjë që mund të shkaktojë edhe implikime financiare.

Nga Oda për sot paralajmërojnë se do të realizohet edhe takim i kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe zhbllokimin e ngërçit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles