​Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, raporton KosovaPress.

Ndërsa, sipas ASK-së, në TM1 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Në ASK thonë se prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

“Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë./kp/

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles