1.3 C
Munich

Juventusi fillon negociatat me menaxherët e Jonathan David, por kanadezi ka kërkesa të çmendura

Must read

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe tanimë ka disa emra në listën e dëshirave.

Sulmuesi i Lille, Jonathan David do të largohet nga skuadra si lojtar i lirë në fund të sezonit dhe Juventusi ka shfaqur interesim për të, raporton Sky Sport.

Sipas Sky Sport, 25-vjeçari kanadez kërkon një pagë prej 9 milionë euro në sezon, si dhe një bonus nënshkrimi prej 15 milionë eurosh, pa përfshirë tarifën e agjentit prej 10 milionë eurosh.

Prandaj, klubi që dëshiron të nënshkruajë me Jonathan si agjent i lirë do të duhet të shpenzojë një total prej 34 milionë euro.

Raportohet se Juventusi ka nisur tashmë negociatat me rrethin e Davidit. Interi ka zhvilluar bisedime edhe me agjentin e kanadezit.

Megjithatë, Juventusi aktualisht ka avantazhin, pasi po kërkon të përforcojë repartin ofensivë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article