1.3 C
Munich

Grabiste bizhuteritë e grave në rrugë, vihet në pranga 32-vjeçari në Vorë

Must read

Policia ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”, duke arrestuar autorin e dyshuar të disa vjedhjeve me dhunë. Një 32-vjeçar nga Fushë Kruja ka përfunduar në pranga, pasi gjatë muajit mars 2025 dyshohet se u kishte grabitur me dhunë varëset e floririt tre grave në Vorë dhe Kamëz.

Pas kallëzimeve nga tre persona, viktima të grabitjeve, Komisariati i Policisë Nr. 7 ndërmori një sërë veprimesh hetimore dhe operacionale, duke arritur të identifikojë dhe lokalizojë autorin e dyshuar.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse 32-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article