1.8 C
Munich

Në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bruksel është hapur libër ngushëllimi për tragjedinë në Koçan

Must read

Bruksel, 18 mars – Në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Belgjikë deri të premten do të jetë i hapur libri i ngushëllimeve për viktimat në zjarrin tragjik në klubin e natës në Koçan të dielën.

“Lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan në të cilën jetën e humbën një numër i madh, para së gjithash, të rinj, njoftojmë se në Ambasadë është hapur libri për ngushëllime në të cilin mund të shprehni ngushëllime dhe të lini porosinë tuaj”, informoi ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Belgjikë, Metodia Toshevski.

Qytetarët e interesuar do të mund të shprehin ngushëllime në libër çdo ditë prej orës 10 deri në orën 12 dhe prej 13:30 deri 15:30, përveç të premten, kur libri do të jetë i hapur prej orës 10:00 deri në orën 12:00. 

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article