0.6 C
Munich

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Must read

Dy persona humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi rreth mesnatës në Bari, Itali.

Në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa viktima mbetën drejtuesit e dy prej mjeteve.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një 19-vjeçar shqiptar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën në vendngjarje dhe një 44-vjeçar, i cili humbi jetën në spital.

Shoferi i makinës së tretë ka mbetur i padëmtuar.

Karabinierët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article