Shkup, 21 shkurt – Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se Kreshnik Bekteshi i BDI-së dje e konfirmoi se Artan Grubi ende e kontrollon BDI-në.
Nga VLEN thonë se “sa më shumë kalon koha, aq më shumë po dalin në shesh të vërtetat për BDI-në”.
“Kreshnik Bekteshi e tha troç: Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i kësaj partie! A po bëjnë veting me një të arratisur? A është ende Grubi kumbar i korrupsionit që drejton BDI-në nga bunkerët e hajnisë?! BDI nuk reformohet dot, sepse është vetë problemi! Si mund të ketë ndryshim në një parti ku Artan Grubi, Ramiz Merko, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe gjithë tufa e tyre janë simbol i korrupsionit? Piskamat e tyre për “deshqiptarizim” s’kanë të bëjnë me shqiptarët, por me frikën nga humbja e privilegjeve dhe përballja me drejtësinë!”.


