Disa nga kardinalët e Vatikanit janë përgjigjur pyetjeve të shumta – a do të japë dorëheqje Papa Françesku – ndërsa ai vazhdon të luftojë pneumoninë dhe një infeksion kompleks të frymëmarrjes në spital.
Papa Françesku mund të largohet nga kreu i Vatikanit për arsye shëndetësore.
Këtë e ka deklaruar Kardinali italian, Gianfranco Ravasi dhe ai francez, Jean-Marc Aveline, shkruan theindependent.

“Gjithçka është e mundur”, tha Jean-Marc Aveline, kryepeshkopi i Marsejës, Francë ndërsa Ravasi deklaroi se “nuk ka dyshim se nëse ai (Françesku) ishte në një situatë ku aftësia e tij për të pasur kontakte të drejtpërdrejta (me njerëzit) ashtu siç i pëlqen të bëjë … komprometohej, atëherë unë mendoj se ai mund të vendos të jap dorëheqje”, citohet të ketë thënë Ravasi për radion RTL 102.5.
Kujtojmë se Papa 88-vjeçar po trajtohet në Spitalin Gemelli në Romë pasi u shtrua më 14 shkurt. Ai është diagnostikuar me fazën e hershme të pneumonisë së dyfishtë.
Gjendja kreut të Kishës Katolike përshkruhet si “e qëndrueshme”. Analizat e gjakut kanë treguar një “përmirësim të lehtë” shëndetësor.
Ndryshe, një përfaqësues i Gardës Zvicerane të Vatikanit mohoi thashethemet se po bëheshin përgatitje për funeralin e Papës.


