Një tjetër debat i ashpër ka shpërthyer brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania mes Gjestit dhe Loredanës, ku tensionet mes dy banorëve kanë arritur kulmin.
Shkak për përplasjen u bë një koment i Loredanës, e cila ia përmendi ish-të dashurin e Eglit, Olsi Bylykun. Ky detaj e acaroi Gjestin, i cili reagoi menjëherë duke i kërkuar të mos e përfshinte më këtë çështje në bisedat e tyre.
Ky koment i Gjestit ka shkaktuar reagime të shumta, si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale. Disa ndjekës e kanë parë këtë si një shenjë të tensioneve në rritje mes banorëve, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar si një paralajmërim të fortë nga reperi pejan.
Loredana, nga ana tjetër, nuk u tërhoq nga debati, duke vijuar të kundërshtojë qëndrimin e tij, ndërkohë që banorët e tjerë po përpiqeshin të qetësonin situatën.


