Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencës artificiale në Paris të Francës.

Osmani në këtë Samit është takuar edhe me drejtorin ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, me të cilin ka diskutuar dhe adresuar çështjet që Kosova ka në relacion me këtë korporatë botërore.

Ndryshe, gjiganti teknologjik Google nuk e ka në platformën e saj gjuhën shqipe në Google Ads dhe Adsense dhe kjo ka penalizuar Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nisma të ndryshme janë zhvilluar në Kosovë e Shqipëri që kanë bërë kërkesa ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Google Ads është platformë që mundëson çdo individ a kompanie të reklamojë biznesin në çdo platformë që ka kontakt me Google. Këto platforma janë ndërmjetësi mes Google dhe kompanive.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles