Një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, Rama në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama është parë të dalë nga godina e Bashkisë së Tiranës, nën shoqërinë e nënkryetares Anisa Ruseti. Vizita vjen një ditë pas arrestimit të kryetarit Erion Veliaj, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Sipas burimeve, Rama është takuar aty me disa nënkryetarë të Bashkisë.

Gjatë një transmetimi drejtpërdrejt në Facebook në mëngjes, Rama u ankua se Veliaj u arrestua “pa gjyq” dhe se Tiranës “iu hoq koka”.

“Do të krijojmë një opinion të konsoliduar për aktakuzën për të cilën gjykatësi vendosi t’i heqi kokën Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, e nisur nga një novelë anonime, dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK, që ka pjellë një roman prej 400 faqesh. U arrit në pikën që edhe një nënë e një fëmije 6 vjeç të dënohet me arrest shtëpie”, tha Rama.

“Kush drejtësi i jep këtij fëmije për të ngrënë? Kemi pasur raste të tjera që janë trajtuar ndryshe. Mungesa e këtij uniformiteti është e një peshe të atillë që nuk duhet folur asnjë fjalë më shumë sot pa kuptuar se cilat janë krimet që pretendohet se janë zbuluar për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie dhe pa gjyq. Flas për krimet e provuara, jo të promovuara nëpër media”, shtoi kryeministri.

Edi Rama theksoi edhe se ka ardhur koha që për drejtësinë e re të shprehen edhe opinionet kritike, pasi, sipas tij, e ka të domosdoshme në këtë fazë.

“Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar të gjithë besimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. Por, ama nuk ka pse mos të shprehim opinionet tona kritike, që janë të domosdoshme që drejtësia si e pavarur të hetojë e të godasë majtas e djathtas kë konsideron të arsyeshme, por edhe si një drejtësi me standarde europiane. U bë 5 vjet që flasin mbarë e mbrapsht, përveç forcës që qeveris vendin. Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e reja të drejtësisë deri më sot, kur është e qartë që ajo që i mungon është opinioni kritik. Heshtja jonë është keqkuptuar jo vetëm nga armiqtë e Reformës në Drejtësi. Pritet nga prokurorë e gjykatës një drejtësi gjithmonë e më shumë evropiane, prandaj ndarja e opinioneve kritike me publikun është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë ne”, deklaroi Edi Rama.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles