Ancelotti pretendon se Rodri duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023 para Messit

Carlo Ancelotti beson se Rodri duhej ta kishte mposhtur Lionel Messin për ta fituar Topin e Artë në vitin 2023, teksa ka mbrojtur reagimin e Real Madridit ndaj injorimit që iu bë Vinicius.

Mbrëmja gala e Topit të Artë në tetor të vitit të kaluar u zhvillua pa prezencën e asnjë përfaqësuesi nga Real Madridi. 

Klubi e bëri këtë qëllimisht duke bojkotuar ceremoninë pasi besuan që Vinicius Junior duhet ta kishte fituar çmimin dhe jo Rodri. 

Ancelotti në fakt që u shpall ‘Trajneri më i mirë i vitit’ nuk e mori këtë çmim personalisht pasi as ai nuk pranoi të udhëtojë. 

Në një intervistë para duelit me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, Ancelotti tha se Rodri ishte lojtari më i mirë në vitin 2023 më shumë se në 2024, duke shpërfaqur rolin e tij në tripletën historike të Manchester Cityt. 

“Kjo nuk do të thotë se nuk e respektojmë Rodrin, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por unë besoj se ai duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023”, ka thënë Ancelotti. 

Rodri ishte i rëndësishëm në sukseset që arriti City duke fituar Ligën Premier, FA Cup, Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2022/2023, madje duke realizuar një gol vendimtar në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit. 

Përkundër kontributit të tij, Messi ishte shpallur fitues i Topit të Artë për herë të tetë në vitin 2023, kryesisht për shkak të fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles