Vengu: Akademia e FA-së, kombinim i sfidave, disiplinës dhe përkushtimit

Në Akademinë e Forcave të Armatosura çdo ditë është një kombinim i sfidave, disiplinës dhe përkushtimit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ndau sot pamje nga një ditë e studentëve në këtë Akademi.

Studentët jo vetëm që fitojnë njohuri të thelluara teorike, por edhe përgatiten praktikisht për t’i shërbyer vendit me profesionalizëm.

“Nga zgjimi herët në mëngjes, stërvitjet fizike dhe aktivitetet akademike, deri tek edukimi ushtarak, çdo moment ndihmon në formimin e liderëve të ardhshëm të Forcave të Armatosura”, shkruan Vengu.

Ministri shton se “kjo është jeta e tyre frymëzuese, e mbushur me vlera dhe një shembull i shkëlqyer për të gjithë ata që duan të ndjekin këtë rrugë të nderuar”..

Studenti i vitit të parë në AFA, Aid Sali tregon të gjitha aktivitetet që kryen në një ditë, që nga zgjimi, vrapi i mëngjesit, studimi, stërvitja në terren, konsumimi i drekës në mensë, studimi në bibliotekë, palestra dhe më pas rikthimi në dhomë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles