Rrëzohet helikopteri në Itali, humbin jetën tre persona – policia jep detajet e para

Një helikopter është rrëzuar në Castelguelfo di Noceto, pranë Parmës, Itali, duke vrarë të tre personat në bord.

Mes viktimave ishte 41-vjeçari Lorenzo Rovagnati, CEO i kompanisë së njohur italiane “Gran Biscotto” dhe një nga trashëgimtarët e biznesit të themeluar nga babai i tij, Paolo.

Reaguesit e urgjencës identifikuan Rovagnati në vendin e përplasjes, ku ekipet e shpëtimit punuan deri në mbrëmje për të gjetur viktimat.

Bëhet e ditur se përplasja ndodhi në territorin e pronës Castelguelfo, në pronësi të familjes Rovagnati.

Dy viktimat e tjera besohet të jenë pilotët e helikopterit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Raportohet e Prokuroria e Parmës dhe Agjencia Kombëtare e Italisë për Sigurinë e Fluturimeve kanë nisur hetimet për shkakun e rrëzimit.

Ndërsa një inspektor i aviacionit do të dërgohet për të koordinuar me autoritetet.

Raportet paraprake sugjerojnë se helikopteri po ngrihej, por mund të ketë pasur vështirësi për të fituar lartësinë përpara se të përpiqej të kthehej në tokë.

Hetuesit do të shqyrtojnë nëse ishte paraqitur një plan fluturimi dhe nëse kontrolli i trafikut ajror ishte alarmuar.

Ata gjithashtu do të përcaktojnë nëse helikopteri goditi një objekt përpara se të zbriste.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles