Rita Ora publikon video nga momentet e këndshme që shijon me bashkëshortin, Taika Waititi në veturë

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, dëshmuan se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë, teksa ndanë një moment argëtues me ndjekësit e tyre në Instagram.

Këngëtarja 34-vjeçare ndau me ndjekësit një anë të lezetshme të bashkëshortit të saj, regjisorit 49-vjeçar, duke postuar një video ku ai këndon me vetëbesim këngën më të re të reperes GloRilla, “WHATCHU KNOW ABOUT ME”, ndërsa drejton makinën.

Rita, e cila nuk mund të përmbante të qeshurat, dukej në formë të shkëlqyer e veshur me një xhaketë sportive me zinxhir dhe syze të mëdha me kornizë të zezë, shkruan DailyMail.

Artistja u shfaq me një pamje natyrale, me grim minimal në fytyrë, ndërsa vathët e mëdhenj të artë ishin aksesorët që plotësonin stilin e saj.

Më herët gjatë ditës, Rita publikoi në Instagram një mesazh mbështetës për shoqen e saj, Davina McCall, pas intervistës së saj emocionale me Steven Bartlett.

Në këtë intervistë, prezantuesja televizive 57-vjeçare rrëfeu sesi operacioni për heqjen e një tumori në tru ndikoi në personalitetin e saj.

Duke rishpërndarë një fragment nga intervista, Rita shkroi: “Të dua Davina, gjithmonë frymëzimi dhe shoqja ime! E nderuar që të njoh. Gruaja më punëtore në televizion”.

Davina u detyrua t’i nënshtrohej operacionit në nëntor, pasi mjekët zbuluan një kist të butë në trurin e saj, një gjendje e rrallë që prek vetëm tre persona në një milion. Tumori u zbulua gjatë një kontrolli rutinë shëndetësor, pas një ligjërate që ajo mbajti mbi menopauzën.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles