Presidenti kinez zhvillon bisedime me kryeministren e Tajlandës

Të enjten paradite, Presidenti Xi Jinping u takua në Pekin me Kryeministren e Tajlandës Paetongtarn Shinawatra, e cila ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare.

Xi vuri në dukje se miqësia midis Kinës e Tajlandës ka një histori mbi njëmijë vjeçare. Përgjatë 50 viteve, që pas themelimit të marrëdhënieve diplomatike, të dyja vendet kanë zbatuar respektimin reciprok, trajtimin e barabartë, besimin dhe ndihmën e përbashkët. Të dyja palët kanë përkrahur ruajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit. Ky vit përkon me 50 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve kino-tajlandeze, ndaj të dyja palët duhet të vazhdojnë të nxisin së bashku krijimin e komunitetit Kinë-Tajlandë me një të ardhme të përbashkët, duke sjellë përfitime për popujt e dy vendeve, rajonin e botën.

Kina është e gatshme të harmonizojë strategjitë e zhvillimit me Tajlandën, të zgjerojë bashkëpunimin me përfitime reciproke, të zbatojë projekte të mëdha si linja hekurudhore Kinë-Tajlandë dhe të promovojë konceptin e zhvillimit të lidhjes Kinë-Laos-Tajlandë për të arritur më shumë rezultate.

Paetongtarn Shinawatra u shpreh e kënaqur që viziton Kinën me rastin e 50 vjetorit të lidhjeve diplomatike mes dy vendeve.

Përgjatë këtyre 50 viteve, marrëdhëniet kino-tajlandeze kanë përjetuar shumë zhvillime. Të dyja vendet kanë ndihmuar njëra tjetrën dhe janë zhvilluar së bashku. Kina dhe Tajlanda respekojnë interesat thelbësore reciproke duke krijuar marrëdhënie të veçantë bashkëpunimi miqësor.

Tajlanda i përmbahet me vendosmëri politikës së një Kine dhe pret të punojë me Kinën për të forcuar shkëmbimet e nivelit të lartë, për të rritur bashkëpunimin në fusha të tilla si lidhja, ekonomia, tregtia dhe bujqësia, promovimi i shkëmbimeve kulturore dhe lidhjet mes njerëzve, si edhe për të sjellë në 50 vitet e ardhshme paqe dhe prosperitet të përbashkët për të mirën e brezave të ardhshëm.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles