Paraburgim tridhjetëditor për ish-drejtorin e SHPPP

Shkup, 6 shkurt – Gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale i ka saktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve ish-drejtorit të Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së”, Pece Mirçevski.

“Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masave të sigurisë ndaj një personi në lidhje me hetimin në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pas deklaratës së të dyshuarit në prani të mbrojtësit të tij dhe prokurorit publik, ka nxjerrë vendim, me të cilën: Pranohet propozimi i Prokurorit Publik dhe të dyshuari P.M. i ka caktuar masën e arrestit prej 30 ditëve për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni 165 paragrafi fq.1 pika 1 dhe 2, përkatësisht rreziku i arratisjes dhe mundësia e pengimit të hetimit duke ndikuar mbi dëshmitarët”, njoftoi Gjykata Themelore Penale.

Njëherit, siç është theksuar në komunikatë, është pranuar propozimi për caktimin e masës së kujdesit kundër G.P. konform nenit 146, pika 1,2,3 dhe 6 gjegjësisht Sekuestrim i dokumentit të udhëtimit dhe ndalesës për dhënie të dokumentit të ri, Ndalesë për lëshim të vendbanimit, Detatim paraqitje në gjykatë, Ndalesë për vendosje të komunimit me persona tjerë të ndërlidhur me veprën penale.

Nga Gjykata theksojnë se kundër këtyre zgjidhjeve kanë të drejtë ankimimi para Gjykatës Penale.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles