7.2 C
Munich

U tha se është homoseksual, flet Jozi: E njoh prej vitesh, e kam si vëllanë tim të vogël

Must read

Joz Marku ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka folur në ‘Shqipëria Live’ për aludimet e bëra jashtë shtëpisë mbi orientimin e tij seksual, duke thënë se është “100 për qind burrë”.

Jozi ka sqaruar fotografitë e publikuara në rrjet me shokun e tij, për të cilin tha “Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllanë tim të vogël”.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti theksoi se Bernardi ka gabuar me deklaratën e tij për orientimin seksual të Jozit.

“Ky është Mili, Emiljano. Është djalë shumë i mirë. Është shok i joni, ia njoh familjen, vëllezërit dhe atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal”, u shpreh ai.

“Kemi marrëdhënie vëllazërore, familjare. Njihemi prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj, por mbaj mend kur kemi qenë student. Unë isha në lice dhe pinim kafe te lokali i tij. Është djalë i respektueshëm, ndihmon shumë”, tutje shton ai.

“Mosekzistoftë emri i Jozit… ky është vëllai ynë. Përshëndes vëllezërit e tij. Jozi është e mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra. Nuk jam homoseksual. Bernardi ka gabuar. O Zot! Jozi është burrë 100 për qind. Bernardi është pak i çuditshme me këto deklarata”, tha ndër të tjerash.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article