1.8 C
Munich

Must read

Shkup, 26 janar – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku me kryetarin e komunës së Kisela Vodës kanë takuar kryetarin e komunës së Shuto Orizarit. Qëllimi kryesor ishte shqyrtimi i projekteve kryesore me theks të veçantë ato infrastrukturore që do të mundësojnë lehtësimin e trafikut.

Postimi i plotë:

Si Kryetar i Komunës së Çairit, sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kisela Vodës, Orce Nikolovski, vizituam Komunën e Shuto Orizarit për të shqyrtuar problemet dhe nevojat e qytetarëve.

Gjatë takimit me Kryetarin e Shuto Orizarit, Kurto Dudush, dhe përfaqësuesin e OVL-së, Erxhan Demir, u përqendruam në projektet kryesore, si zgjerimi i rrugës “Brigada Maqedono-Kosovare” për lehtësimin e trafikut, ndërtimi i një Qendre Kulturore me mbështetjen e Qytetit, si dhe përfundimi i rregullimeve përreth palestrës sportive.

Banorët e kësaj zone meritojnë një jetë më të mirë dhe unë jam gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar për të realizuar këto qëllime.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0iBVMLsotMaBYYpwiKaaw1CLPccUL6xNhdoDSfSved7fAHZt3SXMj7aLx4ZLAi3Xvl&id=100090016557002

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article