Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ramiz Merkos

Shkup, 24 janar – Gjykatësi i Gjykatës Themelore Penale në Strugë, Jovan Jovanov njoftoi se është anuluar seanca e sotme gjyqësore ndaj Ramiz Merkos, për blerjen e veturës Audi A6 nga ana e komunës së Strugës.

Sipas njoftimit, gjykimi do të vazhdojë më 5 mars, në ora 09:00 me gjykatës tjetër.

Paraprakisht, në të njëjtën gjykatë u mbajt seancë edhe për akuza të tjera ndaj Merkos për emërimin, siç thuhet në akuzë, të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore, në fshatrat Podgorcë, Labunishtë, Radolishtë dhe Veleshtë, respektivisht ku për drejtorë ishin emëruar persona që nuk i plotësonin kushtet.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles