Rushiti: Nominimi për çmimin Nobel për Paqe është vlerësim për Kosovën

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti deklaroi se nominimi për Çmimin Nobel për Paqe është vlerësim për Kosovën.

Ajo tha se shpreson se ky nominim do të rris zërin ndërkombëtarisht të viktimave të dhunës seksuale.

Marrë parasysh kauzën e kësaj qendre, Rushiti tha se pret që Serbia do të tentojë të pengojë këtë proces.

“Ky çmim, ky nominim ka ardhur në befasi fare. Unë jam takuar me deputetin suedez para dy viteve. Çfarë nënkupton ky nominim për mua personalisht: mendoj që është një vlerësim jo vetëm për ne, por është një vlerësim për Kosovën”, tha ajo.

Teksa foli për lobimin, ajo pret nga institucionet vendore të luajnë rolin e vet.

“Është një proces i ri për neve. Po besoj që institucionet duhet ta luajnë rolin e vet. Kam pranuar shumë urime dhe përkrahje nga politikanët”, shtoi ajo.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img