Publikohen imazhe të veturës më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë nga Alpina

Alpina iu bashkua BMW Group në fillim të vitit 2022 dhe po punon për një formacion krejtësisht të ri të planifikuar për gjysmën e dytë të dekadës.

Marrëveshja ekzistuese mes dy markave do të skadojë në fund të këtij viti, kështu që ka ende kohë për një veturë tjetër speciale, përcjell Telegrafi.

Ndërsa së fundmi janë publikuar imazhe të B8 GT, veturës më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë nga marka e specializuar me bazë në Buchloe të Gjermanisë.

Duke i bërë jehonë B5 GT para tij, sedani kryesor përdor një motor të përmirësuar – një V8 me dy turbo, 4.4 litra, që jep 625 kuaj fuqi.

Prodhimi është i kufizuar në 99 njësi, por vetëm 20 shembuj do të ofrohen me një skemë dyngjyrëshe që kombinon të kaltrën ose gjelbrën me të zezën. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles