Kryebashkiakët nga Kina dhe vendet e ASEAN theksojnë hapjen urbane dhe bashkëpunimin

Kryebashkiakë, përfaqësues dhe ekspertë nga Kina dhe vendet e ASEAN – Organizata e Kombeve të Azisë Juglindore, u mblodhën të enjten në një dialog në Nanning, kryeqyteti i Rajonit Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore, për të diskutuar për hapjen dhe bashkëpunimin urban.

“Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve ASEAN është rritur gjithnjë e më shumë. Vëllimi i tregtisë dypalëshe është rritur nga mbi 600 miliardë dollarë në 2019, në gati 1 trilion dollarë në 2024,” tha gjatë dialogut Nong Shengwen, Kreu i Partisë në Nanning.

“Palët kanë arritur një integrim të thellë të zinxhirëve të tyre industrialë, të furnizimit dhe të vlerës,” shtoi Nong.

“Ne e kuptojmë se miqësia është aspekti më i vlefshëm i paqes dhe sigurisë, në një komunitet që do të punojë së bashku për të arritur stabilitetin, prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke inkurajuar hapjen dhe bashkëpunimin midis qyteteve,” tha Atsaphangthong Siphandone, Guvernator i Vientiane, kryeqyteti i Laosit.

Me temë “Ndërtimi i një komuniteti miqësor Kinë-ASEAN: Hapja dhe Bashkëpunimi Urban”, aktiviteti “Dialogu i Kryetarëve Globalë – Nanning” tërhoqi pjesëmarrës nga vendet e ASEAN si Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Tajlanda dhe Vietnami.

Gjatë dialogut, pjesëmarrësit zhvilluan diskutime dhe shkëmbime mbi tema që përfshijnë hapjen urbane dhe bashkëpunimin ekonomik, ndërveprimet kulturore dhe integrimin, apo përvojat në qeverisjen urbane.

Në këtë aktivitet mori udhë gjithashtu edhe Nisma Nanning, e cila synon të thellojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis Kinës dhe vendeve të ASEAN.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img