Aksioni i djeshëm kundër strukturave paralele, BE insiston në fuqinë e Dialogut dhe nevojën për të

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e djeshme në Kosovë ku janë mbyllur institucione paralele të Serbisë në Kosovës.

Hipper e pyetur për qëndrimin e BE-së se zgjidhja për strukturat parlele duhet të gjendet përmes Dialogut,  ka thënë se BE gjithmonë ka besuar në fuqinë e dialogut dhe se dialogu është shumë i nevojshëm.

Zëdhënësja e BE-së tutje ka shtuar se është shumë e rëndësishme që të dy palët të vazhdojnë dialogun në mënyrë konstruktive.

“Ne gjithmonë kemi besuar në fuqinë e dialogut. Kjo është shumë e nevojshme. Kjo është arsyeja pse po i vendosim të gjitha përpjekjet në Dialog dhe pse po kërkojmë nga palët që të bëjnë një gjë të tillë. Ju keni parë reagimin tonë. Është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu në mënyrë konstruktive”, ka thënë Hipper.Express

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img