1.4 C
Munich

Kompensimi i financiar, Kadastra: Garantojmë sigurinë juridike, shpronësohen 420 prona

Must read

Kadastra Shqiptare njoftoi sot se garanton sigurinë juridike në zbatim të vendimit të marrë nga qeveria të enjten për kompensimin financiar të qytetarëve, për tokat e zëna nga ndërtimet informale.

“Si asnjëherë më parë 2153 pronarë do të kompensohen financiarisht për ndërtimet e legalizuara në tokën e tyre. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e këtyre subjekteve, pasuria e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kadastrës Shqiptare.

Me botimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi, çdo qytetar i titullit të pronësisë së objektit, i përfshirë në këtë proces, mund të vijojë me blerjen e parcelës ndërtimore të shpronësuar për të siguruar pronësinë e plotë mbi objektin dhe truallin.

Sipas Kadastrës, vlera totale e kompensimit është 1 miliard e 11 milionë lekë; Sipërfaqja e përfshirë është 88.358,4 m²; Prona që shpronësohen janë 420; Pronarët përfitues janë 2153 qytetarë; Pronarë objektesh të legalizuara, përfitues të parcelës ndërtimore janë 386.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, duke garantuar siguri juridike për të gjithë palët e përfshira.

Kadastra bën të ditur se, përfituesit nga shpronësimet në drejtoritë vendore ASHK – Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamëz-Vorë, Lezhë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës, Vlorë, Fier dhe Zonat e Stimuluara, mund të ndjekin procedurën pranë Agjëncisë së Trajtimit të Pronave, për përfitimin e vlerës përkatëse.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article