Skoda Enyaq ka arritur të mbledhë 250,000 klientë në vetëm tre vjet, duke e bërë atë veturën e katërt elektrike më të shitur në Evropë.
Tani, Enyaq është modifikuar ndjeshëm, gjë që duhet të pasqyrojë dëshirën e kompanisë çeke për të mbajtur veten në krye të Evropës për vitet në vijim.
Pjesa e re e përparme është përgjegjëse për dimensionet e ndryshuara, kështu që tani modeli është nëntë milimetra më i gjatë dhe rreth dy milimetra më i lartë, me aerodinamikë të përmirësuar.
Pjesa e sipërme përdor ndriçimin për të theksuar më mirë grilën, ndërsa pjesa e poshtme përmban radarë të përdorur nga asistenti i drejtimit, transmeton Telegrafi.
Dritat përdorin teknologjinë LED ose Full Matrix LED në varësi të paketës, së bashku me një ekran ballor, një kamerë 360 gradë dhe një sistem audio Canton.
Brendësia është ndryshuar shumë sepse tani ka një timon krejtësisht të ri, që mban emrin e markës dhe jo shenjat e prodhuesit.
Paneli i instrumenteve digjitale ka një diagonale prej 5 inç, ndërsa ekrani multimedial me prekje është 13 inç.
Ka disa veshje nga të cilat klientët mund të zgjedhin, dhe ato përshtaten me dy nivele të veshjeve dhe kanë ulëse të përparme me ngrohje.
Përveç kësaj, ka edhe katër paketa opsionesh: Clever, Plus, Advanced dhe Maxx, të cilat vijnë me aksesorë të ndryshëm si çati panoramike ose një paketë dimërore (bagazhi me ngrohje dhe ulëset e pasme).
Škoda Enyaq 2025 vjen në tre variante tashmë të njohura: dy SUV-të elektrikë janë të disponueshëm me një bateri me një kapacitet neto prej 77 kWh, që është i vetmi opsion i disponueshëm në versionet 85 që kanë një motor elektrik 286 kuaj-fuqi.
Versioni bazë prej 204 kuaj-fuqi është i lidhur me një bateri që ka një kapacitet prej 59 kWh, dhe duhen rreth 25 minuta për t’u ngarkuar nga 10% deri në 80%.
Nuk dihet ende se sa do të kushtojë Enyaq i përditësuar dhe i modernizuar, por do të shohim që së shpejti shitjet duhet të fillojnë në pranverë.