1.9 C
Munich

Berisha viziton ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit

Must read

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vizituar në burgun e Fierit ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Berisha shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Kjo është vizita e parë e kreut demokrat në burgun ku po vuan dënimin Salianji.

Vizita e sotme vjen pak kohë pasi Berisha arriti të fitonte lirinë më 27 nëntor, pas një viti nën “arrest shtëpie”.

Ndërkohë ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u vetëdorëzua në polici më 27 shtator 2024.

Ai u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit me një vit burg për “Kallëzim të rremë” për inskenimin e audiopërgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës, në atë që njihet si çështja “Babale”.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article