1.3 C
Munich

BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Republikës Srbska

Must read

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës ka dërguar një notë proteste drejt Republikës së Serbisë për pjesëmarrjen e anëtarëve të Qeverisë së Serbisë në shënimin e datës 9 janar, “Dita e Republikës Srpska”, e cila nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës është shpallur të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Siç u njoftua për agjencinë Anadolu, nota e protestës është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë përmes Ambasadës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Beograd dhe Ambasadës së Serbisë në Sarajevë.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka shpallur dy herë të paligjshëm shënimin e 9 janarit si Ditën e Republikës Srpska.

Pavarësisht kësaj, autoritetet e entitetit të Bosnjës, Republika Srpska, edhe këtë vit organizuan një akademi solemne dhe një paradë nëpër rrugët e Banjë Llukës për këtë festë të paligjshme.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article