GAK: Pas ndryshimeve kushtetuese, nuk do të ketë prolongime shtesë në fillimin e bisedimeve të aderimit

Bruksel, 17 dhjetor – Këshilli i BE-së mirëpret angazhimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, e cila ka deklaruar integrimin në Bashkimin Evropian si qëllimin e saj strategjik, por kujton se vendi ende nuk ka zbatuar ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar, sipas Konkluzioneve për zgjerim të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të Bashkimit (GAK).

“Duke përsëritur thirrjen e saj që Maqedonia e Veriut të përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve, Këshilli riafirmon gatishmërinë e tij për të thirrur një konferencë tjetër ndërqeveritare, pa prolongime shtesë ose vendime politike shtesë, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë detyrimin e saj, në përputhje me procedurat e saj të brendshme.

Pas kësaj, Këshilli është i gatshëm të hapë klasterin e parë të bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur, në përputhje me Kornizën e bisedimeve”, bëhet e ditur në konkluzionet kushtuar vendit.

Këshilli, me këtë rast, inkurajon të gjitha partitë në Kuvend për bashkëpunim ndërpartiak, me fokus në progresin në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.

“Këshilli përshëndet nivelin e përgatitjes së Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore. Ai vëren se ende nevojiten hapa të vazhdueshëm dhe vendimtarë për të përshpejtuar zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, veçanërisht në fushat e vlerave themelore dhe sundimit të së drejtës, ku është bërë vetëm përparim i kufizuar”, bëhet e ditur në konkluzionet.

Këshilli gjithashtu thekson se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, si dhe të procesit të stabilizim-asociimit.

“Këshilli përkujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme nga zbatimi i vullnetit të mirë të marrëveshjeve dypalëshe, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë, në përputhje me Kornizën negociatore”, shtohet në konkluzionet.

Këshilli vlerëson shumë bashkëpunimin e qëndrueshëm të vendit me Bashkimin për çështjet e politikës së jashtme, e në veçanti përafrimin e tij të vendosur dhe të gjatë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë masat kufizuese, e cila vlerësohet si një sinjal i fuqishëm i angazhimit strategjik të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Këshilli, po ashtu e përshëndet pjesëmarrjen e vazhdueshme active të Maqedonisë së Veriut në misionet dhe operimet e Bashkimit Evropian në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe partneritetin e tij të sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, që hapë rrugën për bashkëpunim të rritur në fushat kryesore”, bën të ditur GAK.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë e forcuar. Këshilli edhe më tutje është i brengosur seriozisht për ndryshimet e Kodit penal, që kanë të bëjnë me një numër të madh të rasteve të korrupsionit në nivel të lartë. Këshilli I bën thirrje Maqedonisë së Veriut të miratojë Kod të ri penal në përputhje me të drejtën e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Këshilli, po ashtu, e përtërin thirrjen e tij drejtuar Maqedonisë së Veriut për t’I forcuar në mënyrë plotësuese të drejtat themelore, duke përfshirë edhe të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve ose bashkësive, lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes” shtohet në tekstin.

Këshilli bën të ditur se përkundër faktit që e përshëndet atë që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtur sivjet ishin konkurrente, megjithatë ka vërejtje se është i nevojshëm përparim i mëtejshëm në reformat zgjedhore, në bazë të rekomandimeve të jashtëzakonshme nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

Në konkluzionet theksohet edhe se Këshilli e përshëndet vendin për bashkëpunimin e vazhdueshëm të mirë në raport me përballjen me migrimin, menaxhimin me kufijt dhe harmonizimin me politikën e vizave të BE-së.

“Në raport me kriteret ekonomike, Këshilli e përshëndet nivelin e mirë të përgatitjes dhe përparimin e caktuar të arritur nga Maqedonia e Veriut në zhvillimin e ekonomisë funksionale të tregut dhe e inkurajon të vazhdojë me përpjekjet për të përparuar në kapacitetin e saj për përballje me presionin e konkurrencës dhe forcave të tregut në Bashkimin dhe t’i zbatojë reformat e domosdoshme strukturore”, thuhet në tekstin e Konkluzioneve për zgjerimin.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles