Mohamed Salah është në prag të ngjitjes në treshen e parë të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubi anglez, Liverpool.
Sulmuesi egjiptian, aktualisht me 227 gola të shënuara, është në vendin e pestë dhe vetëm një pas vendit të katërt, Billy Liddell, i cili ka 228 gola.
Salah mund të kalojë Hodgsonin deri në fund të sezonit marrë parasysh formën e treguar deri tani këtë sezon.
Në rast se zë vend e tretë, ylli i Reds mbetet vetëm pasi legjendës Ian Rush, i cili mban pozitën e parë me 346 gola me fanellën e Liverpoolit dhe Roger Hunt i dyti me 285 gola.
Me vendin e tij në histori thuajse të siguruar, tifozët e Liverpool do të shpresojnë që klubi të lidh Salah me një kontratë të re së shpejti për të siguruar trashëgiminë e tij të vazhdueshme në Anfield.