Rockets dhe Hawks kompletojnë ekipet gjysmëfinale në Kupën e ligës në NBA

Houston Rockets mundi Golden State Warriors 91:90 dhe kaloi në gjysmëfinale të Kupës NBA në Las Vegas dhe pas ndeshjes u fol më shumë për ngjyrën e fushës sesa për vetë ndeshjen.

Dy gjuajtjet e lira të Jalen Green me 3.5 sekonda të mbetura vendosën fituesin, edhe pse Houston thuajse humbi epërsinë prej 14 pikësh.

Trajneri i Golden State Steve Kerr iu drejtua ngjyrës së kuqe intensive të fushës së Rockets për ndeshjet e tyre të Kupës.

“Ajo e kuqja është pak shqetësuese. Mendova se isha më mirë në jetë, nuk mendoja se e meritoja atë fat”, tha Kerr, i cili shpjegoi se ndjehej sikur po zbriste në thellësi të ferrit.

Alperen Sengun ishte më i miri te Rockets me 26 pikë dhe 11 kërcime, dhe Jabari Smith Jr shtoi 15 pikë.

Nga ana tjetër, Jonathan Kuminga shënoi 20 dhe Steph Curry 19 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Rockets do të përballen me Oklahoma Cityn, e cila mposhti Dallasin në ndeshjen tjetër çerekfinale të Perëndimit të martën mbrëma, në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes, Atlanta Hawks mposhti New York Knicks 108:100.

Trae Young shënoi 22 pikë dhe 11 asistime, De’Andre Hunter shënoi 24 pikë dhe Jalen Johnson shënoi 21 pikë, 15 kërcime dhe shtatë asistime.

Josh Hart shënoi 21 pikë dhe Karl-Anthony Towns 19 pikë dhe 19 kërcime për Knicks, të cilët nuk mundën të shmangnin humbjen.

Atlanta do të luajë në gjysmëfinale me Milwaukee Bucks dhe takimi është planifikuar të shtunën.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img