Një gamë e gjerë idesh shërben si bazë për parqe të njohura në gjithë botën.
Megjithatë, një park dallohet nga pjesa tjetër për temën e tij të pazakontë: pandemia vdekjeprurëse COVID-19.
I vendosur në Vietnam, parku quhet COVID-19 dhe është pjesë e Kompleksit Kombëtar Turistik të Liqenit Tuyen Lam, i vendosur në rajonin juglindor të vendit.
Disa përdorues të rrjeteve sociale në të kaluarën kanë postuar në lidhje me të, por së fundmi ai u bë viral sepse një përdoruese britanike e rrjeteve sociale, Ella Ribak, ndau një video të parkut.
“A e di dikush nëse ky ekziston ende? Unë e dua shumë Vietnamin; si, kush krijon një park të tërë tematik kushtuar Covid-19?”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.