Nallbati takime të nivelit të lartë në SHBA, në fokus lufta ndaj krimit të organizuar

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, me ftesë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në disa takime të rëndësishme të niveleve të larta në Uashington DC.

Fokusi i këtyre takimeve ishte rritja e kapaciteteve bashkëpunuese ndërmjet Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive ligjzbatuese amerikane.

Një ndër prioritetet e këtyre takimeve ishte trajnimi disaditor i oficerëve shqiptarë të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit, me kolegët amerikanë të Agjencisë Federale të Mbrojtes së Kufirit dhe Doganave (CBP) dhe me Qendrën Kombëtare të Shënjestrimit (NTC).

Në këtë trajnim, oficerët e kësaj njësie përftuan eksperiencat më të mira të kolegëve amerikanë dhe u vendosën ura komunikimi për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, ndërmjet këtyre agjencive.

Gjithashtu, drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati kreu disa takime të rëndësishme me: Drejtuesin e ICITAP, në selinë qendrore të Departamentit të Drejtësisë; Në Byronë për Luftën kundër Terrorizmit, në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit; Në Drejtorinë e Byrosë Qendrore të Interpol Uashington; Në Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Në këto takime të rëndësishme, u diskutuan sfidat e ardhshme të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe hetimeve konkrete të përbashkëta.

Një takim tjetër të frytshëm, Nallbati, gjatë vizitës së tij në Uashington, zhvilloi me zyrtarë të lartë të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS/OCI), pjesë e Departamentit Amerikan të Shtetit, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.

Policia e Shtetit, nëpërmjet Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ka ngritur në nivel operacional, një njësi speciale policore dhe kryen hetime të përbashkëta me zyrtarë federale të DSS në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, në luftën kundër grupeve kriminale me interes dypalësh.

Drejtuesit e lartë të DSS shprehën vlerësimet më të larta për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe në veçanti me Policinë Kriminale e me Njësinë e Shërbimeve të Përbashkëta Investiguese, për të gjitha operacionet dypalëshe, procedimet penale në ndjekje dhe për intesifikimin e punës së kryer në bashkëpunim me partnerët strategjikë amerikanë.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img