Liverpooli hap bisedimet për transferimin e Omar Marmoush

Liverpool ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Omar Marmoush, me raporte që sugjerojnë se sulmuesi 25-vjeçar mund t’i bashkohet klubit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, David Ornstein i The Athletic raporton se Marmoush ka më shumë gjasa të largohet nga klubi i tij aktual, Eintracht Frankfurt, gjatë verës.

Marmoush, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 9 asistime në të gjitha garat.

Mbresëlënëse kanë qenë edhe paraqitjet e tij për kombëtaren e Egjiptit, ku luan përkrah Mohamed Salah.

Nëse Liverpool siguron të ardhmen afatgjatë të Salah me një kontratë të re, The Reds synojnë që me Marmoush të krijojnë një dyshe egjiptiane në repartin e tyre ofensivë.

Liverpool përballet me konkurrencë për sulmuesin, me Bayern Munich gjithashtu thuhet se është i interesuar, por edhe skuadrat e tjera angleze si Man Utd, Newcastle United apo Tottenahm Hotspur.

Megjithatë transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, me Frankfurtin që synon të fitojë rreth 70 milionë euro nga shitja e egjiptianit.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img