Haradinaj thotë se po rikthehet lista e “reformuar” e Radojçiqit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar lidhur me emrat e përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë nga Lista serbe, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se në këtë listë e cila është dorëzuar dje në KQZ, figurojnë dhe emra të vjetër, të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Radojçiqit, të cilët kandidojnë për t’u rikthyer pa asnjë pengesë në Kuvendin e Kosovës.

“Në listën e dorëzuar në KQZ dje, figurojnë edhe emra të vjetër të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Radojçiqit, të cilët fatkeqësisht do të kandidojnë e madje edhe të fitojnë e të rikthehen në Kuvendin e Kosovës pa asnjë pengesë.  Për dallim nga ne në Kosovë që i certifikojmë pa asnjë filtër të sigurisë këta persona, secili prej tyre paraprakisht padyshim se ka marrë aprovimin dhe instruksionet e qarta politike e kriminale nga Vuçiqi e Radojçiqi. Pas certifikimit të kësaj organizate dhe rilegjimimit të saj në systemin politik të Kosovës, partitë politike shqiptare ‘e humbin’ të drejtën të bëjnë premtime elektorale për çështjet me Serbinë dhe integrimin e veriut”, thuhet në reagimin e Haradinajt..

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img