Artur Zheji: Artan Grubi ndëshkohet për mbështetjen ndaj armikut numër një të SHBA-së në Maqedoni

Shkup, 12 dhjetor – Gazetari dhe analisti shqiptar Artur Zheji ka komentuar përfshirjen e ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në listën e zezë të SHBA-së, duke e cilësuar këtë si një ndëshkim për mbështetjen që Grubi i ka dhënë figurave proruse në rajon.

“Kur faktori shqiptar, kudo që ndodhet, devijon nga platforma e faktorizimit shqiptar dhe i shërben interesave personale apo grupeve të dyshimta, i priten duart. Grubi, për interesa të veta apo nën shantazh, mbështeti Mijallkovin, një figurë që amerikanët e konsiderojnë si kolonën e pestë të shërbimeve sekrete ruse në Maqedoni,” tha Zheji.

Ai nënvizoi se Mijallkovi, një nga figurat kryesore të ndikimit rus në Ballkan, është parë si një kërcënim i drejtpërdrejtë për interesat strategjike të SHBA-së në rajon. “Vendimi i SHBA-së për Grubin është një mesazh i qartë për të gjithë ata që devijojnë nga vlerat dhe objektivat që promovojnë partnerët tanë strategjikë,” përfundoi Zheji.

Deklaratat e tij reflektojnë shqetësimin e madh që mbizotëron në radhët e opinionit publik shqiptar për lidhjet e dyshimta të disa politikanëve me faktorë që minojnë stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të rajonit.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img