Lotët nuk janë dobësi…

Edhe pse e qara është krejtësisht e natyrshme, shumë prej nesh ende përpiqen ta fshehin atë. Ne shpejt fshijmë lotët tanë kur ato bien dhe nëse është dikush që pyet mbulojmë fytyrën dhe themi se jemi në rregull.

NË FAKT TË QASH NUK ËSHTË NJË SHENJË DOBËSIE, POR NJË SHENJË E FORCËS.

Këtu janë gjashtë arsye pse të qash do të thotë forcë:

Derdhja e lotëve ka përfitime shëndetësore

Qarja ndihmon lirimin e toksinave nga trupi. Ajo shërben si një mekanizëm mbrojtës natyror kundër mikrobeve dhe baktereve të tjera. Herën tjetër që derdhni disa lot, mos harroni se trupi juaj ju mban të sigurt nga toksinat e dëmshme.

Lotët ju ndihmojnë të ecni përpara

Refuzimi për të pranuar një situatë të dhimbshme, duke vepruar sikur çdo gjë është e mirë, nuk do t’ju ndihmojë të dilni nga dhimbja dhe të ecni përpara. Lotët janë një mënyrë e mirë për të zbrazur ndjenjat tuaja.

Të qarat ndihmojnë në lehtësimin e stresit

Kur qani, trupi juaj fillon të relaksohet. Ju më në fund jeni në gjendje të nxirrni jashtë emocionet që ju kishin mbërthyer, gjë cila ndihmon në lehtësimin e stresit. Kjo është arsyeja pse ju ndjeheni më mirë pasi keni derdhur lot.

Lotët ju ndihmojnë të ndjeni

A keni qenë ndonjëherë aq i tronditur apo i mërzitur sa nuk dini si ndiheni? Lotët mund t’ju ndihmojnë të nxirrni emocionet tuaja, të relaksoheni dhe të kuptoni hapin tuaj të ardhshëm.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img