EVN dhe TAV në bashkëpunim sjellin mbushës për makina elektrike të disponueshme dhe në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit

Në përputhje me strategjitë e qëndrueshmërisë dhe përkushtimin ndaj cilësisë së jetës së konsumatorëve, EVN Maqedoni në partneritet me TAV Maqedoni, së bashku prezantojnë shërbim të ri: stacione të mbushjes së makinave elektrike në aeroportet në Shkup dhe Ohër.

Nga sot, pasagjerët, klientët, mysafirët dhe stafi i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit “Shën Apostoll Pavle” në Ohër do të kenë në dispozicion një shërbim dhe komoditet shtesë – katër stacione për mbushjen e makinave elektrike. Kjo përparësi e re, e cila e pasuron edhe më tej ofertën e aeroporteve TAV, është mundësuar nga EVN Maqedoni dhe është në përputhje me strategjitë për qëndrueshmëri dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve të klientëve të të dy kompanive.

Stacionet e sapo instaluara të mbushjes për makinat elektrike që funksionojnë me rrymë alternative dhe të njëkahshme, janë të vendosura në mënyrë strategjike në parkingjet e të dy aeroporteve dhe mund të mbushin njëkohësisht deri në tetë makina elektrike – gjashtë në aeroportin e Shkupit dhe dy në aeroportin e Ohrit.

“Si kompania e parë që ka krijuar një infrastrukturë kombëtare të mbushjes së makinave elektrike, vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet tona për të zgjeruar rrjetin e mbushjes së shpejtë përmes partneriteteve të forta me bizneset dhe komunitetet lokale. Bashkëpunimi ynë me TAV Maqedoni na mundëson të mbështesim më tej mobilitetin e pronarëve të makinave elektrike, që është pjesë e strategjisë tonë afatgjate. Përveç sigurimit të mbi 100 pikave të mbushjes në 18 qytete të ndryshme anembanë vendit, fokusohemi edhe në instalimin e mbushësve të shpejtë përgjatë korridoreve kyçe të udhëtimit që shoferët i përdorin për udhëtime kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi Vollfgang Wolfgang Maier, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

“Ne, aeroportet TAV, jemi të ngazëllyer që i vendosëm në funksion stacionet e mbushjes së makinave elektrike si një mundësi dhe komoditet i ri në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit. Kjo nismë e TAV Aeroporteve siguron mbushje të shpejtë për numrin e rritur të përdoruesve të makinave elektrike, ju mundëson atyre të rimbushin makinat e tyre elektrike dhe është në pajtueshmëri me përkushtimin tonë dhe vlerën thelbësore të korporatës – përgjegjësinë. Gjithsesi, kjo përparësi për klientët e aeroporteve është edhe një dëshmi plotësuese e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të promovuar praktika të qëndrueshme në aeroportet ku operojmë. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme për ne është që përmirësime të tilla e pasurojnë përvojën e pasagjerëve dhe klientëve teksa udhëtojnë përmes aeroporteve tona ose kur takohen apo përshëndeten me miqtë dhe anëtarët e tyre të familjes”, tha Nexhat Kurt, Drejtor Gjeneral i TAV Maqedoni.

Ekipet teknike të TAV Maqedoni dhe EVN Maqedoni bashkëpunuan në këtë projekt, duke kontribuar në misionin më të gjërë të promovimit të vetëdijes ekologjike. Përveç përfitimeve ekologjike, prezantimi i stacioneve të mbushjes së makinave elektrike thekson angazhimin e të dy kompanive për inovacion, kënaqësinë e klientëve dhe përparimin e përgjegjësisë shoqërore të korporatës për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img