1.4 C
Munich

Takime të Komisionit për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë me anëtarët e komisioneve mbikëqyrëse në KMV

Must read

Shkup, 10 dhjetor – Deputetët e dy trupave punues mbikëqyrës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e Agjencisë për Siguri Nacionale dhe Agjencisë për Zbulim dhe Komisioni për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masave për Ndjekjen e Komunikimeve – mbajtën takime të ndara me Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, anëtarët e të cilit ishin për vizitë në Shkup.

Në takimin me Komisionin për Mbikëqyrje mbi ASN-në dhe AZ-në, zëvendëskryetari i këtij trupi punues, Blerim Bexheti, theksoi se takimet e shpeshta në nivel parlamentar janë tregues i vlerës së marrëdhënieve midis dy vendeve për sa i përket ndarjes së vlerave dhe interesave të njëjta, por edhe përballjes me sfidat e ngjashme, ndër të tjera, në aspektin e sigurisë rajonale.

Zëvendëskryetari i Komisionit për Mbikëqyrje mbi Ndjekjen e Komunikimeve, Borçe Cvetkov, ndërkaq, në takimin me kolegët e tij nga Shqipëria, e theksoi rëndësinë e këtij trupi për parandalimin e rasteve të reja të mundshme të përgjimeve të paligjshme. Ai theksoi se ky Komision është i vetmi në Kuvendin e RMV-së, struktura e të cilit është përcaktuar me ligj, kështu që kryesohet nga deputeti i opozitës, e cila ka edhe shumicën në trupin punues.

Deputetët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shkëmbyen mendime për strukturën e trupave punues në fushën e sigurisë në të dy parlamentet, duke konstatuar se bëhet fjalë për koncepte të ndryshme. Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka gjithsej tetë komisione, kjo fushë mbulohet nga një trup pune, gjegjësisht Komisioni për Siguri Kombëtare, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë tre komisione që merren me këtë çështje, duke përfshirë edhe Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri.

Deputetët e Kuvendit të RMV-së i njoftuan kolegët e tyre nga Shqipëria edhe për reformat në sektorin e sigurisë që janë ndërmarrë në vitet e kaluara, për vënien në përdorim të Dhomës së Mbrojtur, për bashkëpunimin me DIKAF-in në fushën e projekteve të forcimit të funksionit mbikëqyrës të pushtetit legjislativ në lidhje me shërbimet e sigurisë, si dhe rolin e Këshillit për Mbikëqyrje Civile, i cili është në fazën e konstituimit.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article