Shkup, 10 dhjetor – Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E V) nga mesnata ulet për 1,00 denar dhe një litër do të kushtojë 70,00 denarë, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.
Benzina EUROSUPER BS-98 lirohet për 0,50 denarë dhe do të shitet për 78,00 denarë, përderisa çmimet e EUROSUPER BS-95 dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 NS rritet.
Për 0,517 denarë shtrenjtohet Mazuti M-1 NS dhe do të jetë 45,775 denarë për kilogram.


