1.3 C
Munich

Publikohet maskoti i Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së

Must read

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi Sishengsheng”, maskoti i Galasë së Festës së Pranverës të vitit 2025, për t’u uruar të gjithë kinezëve në mbarë botën një Vit të Ri Kinez me përparime, suksese dhe plotësimin e të gjitha dëshirave.

Dizenjimi i përgjithshëm i maskotit vjen nga hieroglifi i gjarprit “巳”(viti i ardhshëm sipas horoskopit kinez është Viti i Gjarprit), që u zbulua në shkrimet e lashta të gdhendura në zhguajt e breshkave e në kocka.

Ndërsa dizenjimi i kokës, fytyrës, trupit, bishtit, duke përfshirë ngjyrat dhe dekorimet, buron nga shumë sende të çmuara antike të gjetura në rrënoja të ndryshme arkeologjike përgjatë mijëra viteve, dhe ka kuptimin e mirëpritjes së një pranvere të bukur dhe një jete të lumtur.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article