0.6 C
Munich

Blushi: Dakord për çdo datë të zgjedhjeve, përveç asaj të propozuar nga Balla

Must read

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho, në lidhje me konsultimet për datën e zgjedhjeve.

Në një prononcim për mediet pas takimit, Blushi tha se “qëndrimi i Partisë së Lirisë ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e Presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit”.

“S’mund të jetë data që është paracaktuar nga Balla. Së bashku me Erisa Xhixho shprehëm shqetësimin për mungesën e reagimit në mbrojtje të ish-presidentit, që gëzon status të veçantë mbrojtjeje nga shteti. Ky duhet të ishte i pari që të dënonte me forcë rrëmbimin kriminal e banditesk, me banditë me maska që ushtruan dhunë  ndaj ish- presidentit”, theksoi Blushi.

Më tej Blushi tha se “protestat periodike para SPAK, që është shndërruar një strukturë kriminale që shërben si hanxhar në duart e Ramës për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe pluralizmin që me masa ekstreme ka izoluar ish presidentin, liderin e opozitës dhe po bën çdo përpjekje për të minuar çdo proces të rregullt ligjor, për të vijuar qëndrimin në pushtet të këtij regjimi. Po vepron në mënyrë kriminale e banditeske kundër opozitës”.

Presidenti Begaj zhvilloi ditën e djeshme takim me krerët e partive LZHK, PR, PDIU. Ndërsa më datë 25 nëntor Begaj do të presë në takim përfaqësuesit e PD-së dhe PS-ë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article