Veliaj: Shoqatat që duan të përdorin palestrat e shkollave pas mësimit, duhet të kenë një kontratë me Bashkinë

Nga kantieri i ndërtimit të shkollës së re 9-vjeçare “Edith Durham”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, adresoi edhe çështjen e palestrave në shkollat e Tiranës, të cilat shfrytëzohen nga shoqatat për kurse të ndryshme sportive për fëmijët. Veliaj sqaroi se çdo subjekt që kërkon të marrë një nismë të tillë, duhet të nënshkruajë një kontratë me Bashkinë e Tiranës.

“E di që ka disa debate edhe për palestrat, por historia është shumë e thjeshtë: Duhet të kesh një kontratë me Bashkinë e Tiranës sepse ke në përgjegjësi fëmijët, që janë drita e syrit të familjeve. Nuk mund të lejohet dikush të zaptojë fushën, t’u marrë lekë prindërve dhe fëmijëve, t’i vërë fëmijët kundër dhe prindërit në debat me bashkinë, ndërkohë që rregulli është shumë i qartë: kush merr një palestër do ta firmosë kontratën sepse do mbajë përgjegjësi për fëmijët. Fakti që nuk kemi pasur asnjë incident në palestrat tona, në çerdhe dhe kopshte, është pikërisht sepse jemi shumë të kujdesshëm dhe e marrim shumë seriozisht besimin që njerëzit kanë te institucionet e Bashkisë së Tiranës. Prandaj, për të marrë një palestër në administrim duhet të kesh patjetër një kontratë me Bashkinë e Tiranës, që të jesh përgjegjës për ata fëmijë që të janë besuar në stërvitje pas orarit të mësimit”, u shpreh Veliaj.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img