Poezi nga: Edna St. Vincent Millay
Përktheu: Grigor Jovani
Unë, e lindur grua dhe e mërzitur,
me të gjitha nevojat dhe shqetësimet e llojit tim,
më shtyn tërheqja jote të të gjej
si person. Ke të drejtë të ndjesh njëfarë qejfi,
teksa duroj rëndesën e trupit tënd mbi gjoksin tim.
Kaq kujdesshëm është programuar tymi i jetës,
për të pastruat pulsin dhe për të mjegulluar mendjen,
sa lermë edhe një herë të pashfrytëzuar, demoniake.
Por mos u mendo për këtë, të shkretën thadhti
prej gjakut tim të trashë në trurin tim tronditës.
Do të të kujtoj me dashuri, në kohën
e përbuzjes sime të mëshirshme – lejomë të sqaroj:
mendoj se ky duf nuk mjafton
për një bashkëbisedim, kur do të rigjendemi.