Një aeroplan i aviokompanisë Spirit Airlines ishte pak metra larg aterrimit në Port-au-Prince të Haitit që po udhëtonte nga Fort Lauderdale në Florida, kur një grup personash të armatosur shtien mbi fluturake, duke plagosur një shoqëruese të miturve gjatë fluturimit.
Pamjet amatore që po qarkullojnë në mediat sociale të filmuar nga një nëpunës i aviokompanisë, shfaq vrimat e plumbave në fluturake – përkatësisht në derën e pasme afër kokave të pasagjerëve, transmeton Telegrafi.
Piloti u detyrua të devijojë fluturimin dhe të zbret në Republikën Dominikane dhe të gjitha ngritjet dhe zbritjet nga Toussaint Louverture janë anuluar, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane në Haiti.
Pak sekonda pas këtij incidenti, një aeroplan tjetër i aviokompanisë JetBlue u godit nga plumbat derisa po bëhej gati të aterronte dhe ishte nisur në New Yorku.
Kjo situatë kaotike u krijua në Haiti pasi biznesmeni Alix Didier Fils-Aime u bë lider i këtij vendi – duke ia marrë postin Garry Conille që u shkaktuar pasi për gjashtë muaj mbajti postin.