1.3 C
Munich

MSH: Vaksinë kundër gripit sezonal kanë marrë 50 mijë qytetarë, deri më tani janë regjistruar mbi 71 mijë persona

Must read

Shkup, 8 nëntor – Për vaksinimin kundër gripit sezonal deri më tani janë regjistruar mbi 71 mijë qytetarë, që tregon një interes të madh të njerëzve për t’u mbrojtur nga komplikimet. Në pikat e vaksinimit deri më tani janë vaksinuar mbi 50 mijë persona, informuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.

“Gjithashtu, në qendrat e hemodializës janë vaksinuar 1000 persona, kurse në shtëpitë e të moshuarve janë vaksinuar mbi 300 persona, sqarojnë nga atje.

Kujtojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive parandaluese, parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikacionet dhe epilog me vdekje, veçanërisht te grupet e rrezikuara.

“Regjistrimi bëhet me plotësimin e aplikacionit në vaksinacija.mk dhe me këtë, direkt regjistrohet për vaksinim në sistemin “Termini im”. Me vaksinim falas janë përfshirë grupet e rrezikuara të popullsisë”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article