Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe shtatë të pandehurit e tjerë, që akuzohen se janë përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Trupa gjykuese, e drejtuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur të dënojë me 10 vite burg ish-ministrin Koka, që ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht është dënuar me 6 vite e tetë muaj burg.
Lefter Koka është deklaruar fajtor nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për veprat penale, “shpërdorim detyre” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Po ashtu Apeli i Posaçëm, ka sekuestruar edhe disa pasuri të ish-ministri të Mjedisit, Lefter Koka.
Ndërsa, për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako është vendosur dënimi me 2 vite e 8 muaj burgim. Bllako po ashtu nuk do të lejohet të mbajë poste publike për pesë vjet.
Bllako është shpallur fajtor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. /j.p/
Njoftimi i plotë i Apelit të GJKKO


